Historia jonë
Një zanat familjar që tre vëllezër e kanë kthyer në një kompani të organizuar, në një hapësirë që e kanë ndërtuar vetë.
-
Si nisi?
Latifi Metal nisi me punë praktike me metal brenda familjes. Aftësitë u mësuan duke punuar dhe u përcollën nga një brez te tjetri.
-
Tre vëllezër e vazhdojnë traditën
Sot biznesin e drejtojnë tre vëllezër. Ata që e drejtojnë kompaninë janë edhe ata që përgjigjen personalisht për punën.
-
Nga puna me përkushtim, tek një biznes i organizuar
Projektet më të mëdha kërkuan më shumë se prodhim. Shtuam planifikimin, projektimin statik, ofertat me shkrim dhe koordinimin e punës, dhe kështu punishtja u bë kompani.
-
Hapësira që e ndërtuam vetë
Punishten dhe zyrën në Pejë i kemi ndërtuar vetë. Konstruksioni metalik, veshja me panele dhe rregullimi i brendshëm janë punë e jona.
Si e trajtojmë çdo porosi?
Një porosi e vogël dhe një projekt i madh trajtohen me të njëjtin kujdes, nga matjet e para deri te dorëzimi.
Siguria në punishte dhe në objekt
Si e trajtojmë sigurinëPuna me metal përfshin pjesë të rënda, prerje, saldim dhe shpesh punë në lartësi. Prandaj çdo punë e planifikojmë paraprakisht, e mbajmë punishten në rregull dhe përdorim mbrojtjen e duhur për çdo detyrë.
Kërkoni ofertë